Tottenham triumfon ndaj Bournemouth, merr përkohësisht kreun
Tottenham ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur në udhëtim Bournemothin në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.
“Spurs” ishin shumë më të mirë nga minuta e parë, për të fituar në fund me rezultat 0:2.
James Maddison kaloi Tottenhamin në epërsi me një gol të bukur pas një asistimit të Pape Sarr (17’).
Tottenham pati mundësinë e artë të dyfishonte epërsinë por që Richarlison dështoi dy herë nga afërsia.
Fitoren e vulosi suedezi Dujan Kulusevski, me një gol nga afërsia pas një super aksioni ku u asistua nga talenti Destiny Udogie (63’).
Me këtë fitore, Tottenham merr përkohësisht kreun e Premier League me shtatë pikë derisa Bournemouth zë vendin e 15-të me një sosh.
Në xhiron e radhës, Tottenham do të jetë mysafir i Burnley derisa Bournemouth përballet me Brentfordin.