Mendes tërbon Milanin, negocion me Barçën për Leaon, Laporta i ofron 4 lojtarë
Në çdo dalje publike Rafa Leao ka shprehur dashurinë e tij të madhe për ngjyrat kuqezi, por në futboll asgjë nuk është e sigurt, për më tepër kur nga pas ke një super agjent si Jorge Mendes.
Sipas mediave spanjolle, Mendes është vënë në lëvizje për të larguar Leaon nga Milano. Agjenti i tij i ka ofruar shërbimet e portugezit klubit të Barcelonës, madje duke i premtuar presidentit Laporta se do të bëjë gjithçka për të ulur kostot e këtij operacioni.
Leao ka një klauzolë largimi prej 150 milionë euro, por Barcelona është gati të ofrojë ndonjë lojtar në shkëmbim për të siguruar shërbimet e Leaos: Andreas Christensen, Jules Kounde, Ferran Torres dhe Raphinja, Milan mund të zgjedh një ndërmjet tyre, për të ulur kostot e këtij transferimi.
Sigurisht nuk është e lehtë që Milan të privohet nga shërbimet e lojtarit të tyre më të mirë, pavarësisht se Leao mbylli një sezon jo pozitiv, shumë larg emrit që përfaqëson.