Meritoni flet për rrugëtimin e tij në shtëpi: E dua shumë Ilnisën…

Meritoni flet për rrugëtimin e tij në shtëpi: E dua shumë Ilnisën…

Banorët së fundmi kanë shkruar nga një letër për rrugëtimin e tyre në Big Brother VIP Albania 3.

Ata lexuan letrat dhe treguan më pas për gjithë sfidat që kanë bërë përgjatë kësaj periudhe.

Ilnisa zbulon takimin e parë me vjehrrin: Ngriva sepse unë jam një njeri shumë i çiltër në ndjesinë e parë…

Meriton Mjekiqi tha se kjo është eksperienca më e mirë në jetën e tij, përmes së cilës ka arritur që ta njohë veten.

“Kjo është njëra prej eksperiencave të mia më të mira, më e mira. Që më bëri të kuptoj Meriton Mjekiqin e vërtetë me të mirat dhe dritëhijet e tij. Kuptova se sa i duruar jam po ashtu e kuptova se sa di të dua. Kuptova se sa mund të mërzitem e të ndjej dhimbje. Kjo përvojë do të më ndihmojë shumë edhe në jetën time personale si baba e si djalë i dy prindërve të mi, e si vëlla. Po ashtu edhe si dajë e si axhë i mbesave e nipave të mi, por edhe në profesionin time e në punën time. Kuptova që dimë të lëndojmë edhe njerëz edhe pse ndoshta nuk dalim në pozitat e tyre por kuptova që edhe të tjerët dinë të më lëndojnë mua edhe pse qëndrova i fortë gjithë këtë kohë”, u shpreh ai.

Prezantuesi nga Kosova shtoi: “E kuptova që njerëzit që i kem afër vetes janë shumë të rëndësishëm për ne sepse me ata kalojmë më së shumti kohë. I jam shumë mirënjohës Zotit për shëndetin, shoqërinë, familjen”.

Është përfur shumë kohëve të fundit! E gjeni dot se cili VIP shqiptar po martohet?

Krejt në fund, Mjekiqi nuk la pa përmendur as Ilnisa Agollin, me të cilën u njoh në këtë format.

“Çdo ditë e kuptoj se ka qenë e rëndësishme njohja ime personale, kështu që këtu përjetova çdo emocion, të dua, ta dashuroj Ilnisën. Të dua shokun, ta përjetoj dhimbjen, të ulem të ngritem. Jam shumë i lumtur që këtë eksperiencë po e kaloj me ju”.

Share This