Shqipëria synon surprizën në Evropian, Sylvinho: Na duhet shpirt sakrifice
Shqipëria synon surprizën në Europian. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho për “World Soccer”, shprehet besimplotë për aftësinë e skuadrës.
“Çdo gjë mund të ndodhë në një turne të jashtëzakonshëm si ky dhe që zhvillohet në një kohë kaq të shkurtër. Do të jetë një muaj intensiv kur të gjithë ekipet do të japin maksimumin e tyre në arritjen e objektivave.
Italia? Do të jetë kundër një Italie të fortë, që mbron titullin e kampionit të Europës të fituar nën drejtimin e mikut tim Roberto Mancini.
Sot Italia drejtohet nga një trajner tjetër i madh dhe ata e kanë lojtarë shumë të mirë. Do të na duhet shumë sakrificë, por unë u besoj lojtarëve të mi”, tha ai.