Ndaj Sociedadit vendosin Yamal e Raphinha, Barcelona i merr vendin e dytë Gironas

Ndaj Sociedadit vendosin Yamal e Raphinha, Barcelona i merr vendin e dytë Gironas

Barcelona përfiton nga ndalesa e Gironës përballë Alavesit në transfertë dhe rimerr vendin e dytë në La Liga.

Skuadra katalanase fitoi 2-0 përballë Real Sociedadit me gola të Lamine Yamal dhe Raphinhas, më brazilianin që realizoi nga pika e bardhë.

Talenti i Barçës e dërgoi topin në rrjetë në fund të pjesës së parë, i shërbyer nga Gundogan.

Raphinha dhe Ferran Torres patën shanse gjatë pjesës së dytë për ta thelluar diferencën, ndërsa për miqtë iu afrua barazimit Mendez.

Në kohën shtesë Barcelona fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol Raphinha.

Përfundimisht 1-0 në “Montjuic”, me Barcelonën që shkon në kuotën e 76 pikëve, një më shumë se Girona.

Share This