Barazim spektakolar në Birmingham, Aston Villa e Liverpool ndahen në paqe
Barazim spektakolar 3-3 mes Aston Villas dhe Liverpool në ndeshjen e vlefshme për Premier League.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi portieri Martinez realizoi autogol. Pak më pas, Tielemans vendosi ekuilibrat.
‘The Reds’ shkuan në dhomat e zhveshjes në epërsi, pas golit të Gakpo.
Në fillimin e pjesës së dytë, Quansah thelloi shifrat, por ekipi nga Birminghami barazoi gjithçka me dopietën e Duran.
Të besuarit e Emery renditen në vendin e katërt, Liverpool i 3-ti.