Ancelotti thotë se me ndeshjet në La Liga synon përgatitjen për finale
Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madrid do të përdorë ndeshjet e mbetura të La Ligës si përgatitje për finalen e Champions League.
Edhe pse tashmë skuadra nga kryeqyteti spanjoll ka siguruar titullin e 36-të të La Ligas dhe ka fituar Superkupën spanjolle, ekipi po punon për të fituar edhe trofeun e tretë të sezonit.
Ancelotti ka treguar qëllimin për të përdorur sa më shumë ndeshje për të përgatitur skuadrën për finalen e Champions League kundër Borussia Dortmundit në muajin e ardhshëm.
“Ne duhet të përfitojmë nga këto lojëra në mënyrë që të ndërtojmë një momentum. Ata që u pushuan kundër Granadës do të luajnë nesër. Ne do ta përdorim atë për të hyrë në një ritëm dhe motivim të mirë… qëllimi është që e gjithë skuadra të jetë në fuqi të plotë”, ka deklaruar trajneri italian.