Edhe Dellova dhe Thaqi drejt Cluji-t

Edhe Dellova dhe Thaqi drejt Cluji-t

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës të nisin bisedimet me Ballkanin për dy mbrojtësit, Lumbardh Dellovën dhe Armend Thaqin.

Kështu ka raportuar sajti rumun “Sport”. “Mbrojtësi i krahut të djathtë Armend Thaqi dhe qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova janë objektivat e Dan Petrescut për afatin kalimtar të verës”, shkruan sajti rumun të hënën.

Tetë herë kampioni i Rumanisë synon titullin në edicionin e ardhshëm, ndërsa Dellova e Thaqi janë kërkesat e para të trajnerit Petrescu. Petrescu u kthye te Cluji pas një sezoni të kaluar në Korenë e Jugut. Cluji në janar të vitit 2023 me kërkesë të petrescut e pati transferuar nga Ballkani sulmuesin Ermal Krasniqi. Krasniqi në janar të këtij viti iu bashkua Rapid Bukureshit, pjesë e të cilit janë edhe

Albion Rrahmani dhe Florent Hasani. Pjesë e Clujit aktualisht është mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, ndërsa mund t’i bashkohen në verë edhe Dellova dhe Thaqi.

Numri i lojtarëve shqiptar që paraqiten në Rumani është shumë i madh.

Share This