Nis fundjava e Çmimit të Madh të Holandës
Lando Norris ka lënë prapa Maks Verstapenin të premten në seancën e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, të cilat sidoqoftë kanë me një flamur të kuq, pasi dy pilotët australianë, Oskar Piastri, dhe Daniel Riçiardo, u përplasën thuajse në të njëjtin vend, vetëm pas sekonda pas njëri-tjetrit.
Kur kishin kaluar vetëm 10 minuta nga seanca një-orëshe, e dyta për ditën e premte, Piastri humbi në mënyrë dramatike kontrollin e “MekLaren”-it teksa dilte nga kthesa e dytë dhe u përplas në atë të 3-tën, duke e dëmtuar mjaft makinën përpara.
Pak çaste pas aksidentit të Piastrit, bashkatdhetari i tij, tashmë i rikthyer në Formula 1 me skuadrën e “AlphaTauri”-t, Riçiardo, erdhi me shpejtësi maksimale dhe gjeti australianin tjetër në mes të pistës, duke u detyruar ta shmangte duke goditur muret rrethuese. Riçiardo është dërguar më pas në spital për kontrolle mjekësore, ku ka rezultuar se ai ka patur frakturë të dorës dhe vendin e tij në makinën e australianit për provat e lira dhe garën e së dielës do ta marrë Liam Louson, i cili bën kështu debutimin e tij në Formula 1.
Pas pastrimit të pistët, ishte Norris që regjistroi kohën më të mirë të gjithë ditës së premte, prej 1 minute, 11 sekondash e 330 të mijëtash, një kohë që i rezistoi edhe dy përpjekjeve nga piloti vendas, Maks Verstapen, i cili u detyrua të kënaqej me vendin e dytë, duke 23 të mijëtat e sekondës prapa. Provat zyrtare të shtunës nisin në ora 15:00.