NBA/ Përmbyset situata, Denver dhe Indiana barazojnë në gjysmëfinalet e play-off
Përmbyset situata në sfidat gjysmëfinale të play off-it në NBA në të dyja konferencat.
Në Perëndim, pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e vet, skuadra kampione në fuqi e Denver ka triumfuar në dy ndeshjet e radhës në Minnesota, duke barazuar 2-2 serinë.
Nuggets fituan së fundmi 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës. Nikola Jokic me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Denver, mbështetur edhe Gordon me 27 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Edwards realizoi 44 pikë për Minnesota-n, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 mes New York e Indiana-s, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj. Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve. Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana-n, por dferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.