13-shi i i Dardanëve më i miri te Napoli
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, në fundjavën që e lamë pas, pati një paraqitje individuale shumë të mirë në Serie A.
Ndonëse Napoli pësoi humbje në përballjen kundër Bolognias, Amiri ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë.
13-shi i Kosovës, në këtë ndeshje luajti për 90 minuta për skuadrën napoletane, ku kishte 96% saktësi të pasimeve, 3 pastrime vendimtare para portës dhe 118 prekje të topit.
Rrahmani u vlerësua me notën 7.2, për performancën e tij.
Aktualisht skuadra e tij pozicionohet në pozitën e 8-të në Serie A, pozitë kjo që garanton pjesëmarrjen në Conference League.