Valon Berisha bëri një superndeshje në barazimin e LASK, ja më çfarë notë është vlerësuar

Valon Berisha bëri një superndeshje në barazimin e LASK, ja më çfarë notë është vlerësuar

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha zhvilloi një super ndeshje për ekipin e tij LASK në Bundesligën austriake.

Berisha, për 90 minuta kishte 75 prekje të topit dhe 71% pasime të sakta.

Barazimi (2:2) i ekipit të tij LASK kundër ekipit lider të ligës, Sturm Graz, e vendos ekipin e Berishës në pozitën e tretë, me gjithsej 34 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në Europa League për edicionin e ardhshëm.

Valoni është vlerësuar me notën 7.6 për performancën e tij.

Share This