Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit.

Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain.

Natyrisht se ka kohë që pritej një veprim i tillë nga 25-vjeçari, pasi në fund të vitit të kaluar u bë e ditur se ai ka marrëveshje verbale me Los Blancos.

Derisa ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Real Madridi apo Mbappe, tashmë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e quan të kryer këtë proces.

Gazetari italian ka postuar një foto me Mbappen në rrjetet sociale, ndërsa ka shkruar: “Ja ku po shkojmë”.

Ende nuk është konfirmuar nëse francezi i ka thënë Romanos datën se kur mund t’i bashkohet Real Madridit, por një gjë e tillë pritet të mësohet shumë shpejtë.

Share This