Arteta pas fitores se madhe ndaj Man United: S’ishim të qetë
Trajneri i Arsenalit, Arteta u shpreh i pakënaqur nga skuadra, pavarësisht fitores 0-1 ndaj Manchester United.
“Sot nuk ishim të qetë, të pastër, mjaftueshëm konsistent dhe duke i bërë gjërat e thjeshta siç duhet. Kjo nuk të jep kontrollin e lojës. Disa nga lojtarët nuk kanë qenë në këtë pozicion, ata nuk e dinë se çfarë është në lojë dhe si ndihesh emocionalisht që duhet të fitosh dhe të fitosh dhe të fitosh nga dhjetori ose janari”, tha ai.