Milani matematikisht siguron vendin e dytë në Serie A

Milani matematikisht siguron vendin e dytë në Serie A

Juventusi zhgënjen në shtëpi, pasi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Salernitanës.

Bardhezinjtë evitojnë humbjen në sekondat e fundit përballë miqve që e kanë prerë biletën për në Serien B.

Pas barazimit të Juventusit me Salernitanën, buzëqesh Milani, që tashmë ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Serisë A.

Kuqezinjtë kanë 7 pikë më shumë se Bolonja e vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit.

Një arritje edhe ekonomike për Milanin, duke marrë parasysh pjesëmarrjen në Superkupën e radhës të Italisë.

Share This