Leverkuseni i Xhakës, “shuplakë” Bochumit, 50 ndeshje radhazi pa humbje
Bayer Levekusen e çon në 50 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.
“Aspirinat” triumfuan thellë 5-0 në fushën e Bochumit për javën e parafundit në Bundesligë, duke vijuar me paraqitje mbresëlënëse në këtë fund sezoni.
Në fakt, kjo ndeshje u kushtëzua nga ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit të djathtë të vendësve, Passlack, që në minutën e 15-të.
Në fundin e pjesës së parë shënuan Patrick Schick dhe Boniface, ky i fundit me 11-metërsh.
Festivali i golave të Levekusenit vijoi në pjesën e dytë me finalizimet e lojtarëve të tillë si Adli, Stanisic dhe Grimaldo.