Napoli sërish në sulm për Conte-n, këto janë zhvillimet e fundit  

Napoli sërish në sulm për Conte-n, këto janë zhvillimet e fundit  

Napoli tashmë është hedhur në sulm për të gjetur trajnerin e ri, shkruan GazetaGOLI.com.

‘Napolitanët’ që zhgënjyen këtë sezon të garave, aktualisht drejtohen nga Francesco Calzona.

Sipas medieve italiane, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis prej kohësh është duke punuar për të gjetur trajnerin e ri të skuadrës.

Emrat që qarkullojnë në media janë të shumtë, nga Gasperini i Atalantës te Pioli i Milanit.

Megjithatë, së fundmi siç raportohet, De Laurentiis do të provojë edhe një tjetër “ofensivë” drejt Antonio Contes.

Drejtuesit e klubit nga ‘Diego Maradona’ do të provojnë që të bindin strategun italian, i cili është i papunë, por që kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane. /GazetaGOLI.com/

Share This