Arsenali mposht Man Unitedin në kryederbin anglez, rikthehet në krye
Arsenali ka bërë një tjetër hap të madh në garën për titullin e kampionit në Premier League, shkruan GazetaGOLI.com.
“Topçinjtë” mundën Man Unitedin në ‘Old Traffordo’, me rezultat 0-1, në kryederbin e kësaj fundjavë në Angli.
Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha në ishull, ka dhuruar një sfidë interesante, me raste të shumta, anipse u shënua vetëm një gol.
Ishte Trossard (20’), që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Mikel Artetës.
Pas kësaj fitore, Arsenali rikthehet në krye të tabelës me 86 pikë, një më shumë së Man City, kurse, Man United zë vendin e tetë me 54 sosh. /GazetaGOLI.com/