Ylli mposht Trepçën në një sfidë të ‘çmendur’, barazon serinë e finaleve
Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë.
Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79 (23:18, 18:16, 19:7, 20:38).
Vendasit e nisën më mirë, duke e mbyllur me pesë pikë epërsi çerekun e parë (23:18), ndërsa vazhduan me të njëjtin ritëm edhe në çerekun e dytë 18:16, apo rezultati i përgjithshëm 41:34.
Ylli ishte i pandalshëm në çerekun e tretë për ta rritur edhe më shumë distancën dhe fituar me rezultat 19:7.
Trepça u zgjua vonë nga gjumi, në fakt ishte afër një përmbysje të madhe, duke e fituar çerekun e fundit me 18 pikë difernecë (20:38), por e pamjaftueshme për ta dërguar ndeshjen në vazhdime ose bërë ndonjë përmbysje.
Më i miri te Ylli ishte prapë Alonzo Verge Jr që shënoi 27 pikë, fitoi tre topa të kthyer si dhe dhuroi katër asistime, ndërsa te Trepça u dallua Tmusic me 17 sosh.
Kësisoj, seria finale barazohet 1:1, ndërsa ndeshja e radhës do të zhvillohet në Mitrovicë.