Tjetër ‘kiks’ i Dritës, fitojnë Ballkani, Llapi, Dukagjini dhe Gjilani, shikojeni tabelën
Për Dritën, mund të themi se titulli është veç ëndërr pas barazimit me Feronikelin ’74, derisa fitore kanë shënuar Ballkani, Llapi, Gjilani dhe Dukagjini.
Ballkani po vazhdon fuqishëm si favoriti për titull, duke shënuar fitore 3:0 ndaj Fushë Kosovës.
“Xhebrailat” ishin të hatashëm nga fillimi, duke dominuar në të gjitha aspektet. Hamidi i dha epërsinë vendasve pas 32 minutave lojë.
Ndërsa, golit iu rikthye Almir Kryeziu pas një kohe të gjatë për ta dyfishuar epërsinë (52’). Kurse, fitoren e vulosi Karrica thuajse në fund, që është goli i dytë radhazi (88’).
Drita në anën tjetër, mund të themi se titullin e sheh si ëndërr pas barazimit 0:0 ndaj Feronikelit ’74.
Ndeshja doli të jetë e baraspeshuar, me raste nga të dy palët por që iu mungoi finalizimi.
Drita ishte më kërkuese duke tentuar me disa aksione të shpejta, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e klubit nga Drenasi.
Llapi ndërkohë ia ka shtyrë festën Ballkanit për titull, duke i arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Malishevës me rezultat 1:0.
Heroi rezultoi të jetë Ahmed Januzi, me një gol fantastik pas 37 minutave lojë.
Skuadra e Batatinës në xhiron e radhës përballet direkt me Ballkanin dhe nëse ia del ta mposhtë, atëherë kampioni do të dihet në xhiron e fundit.
Prishtina ka marrë një tjetër humbje, këtë herë në udhëtim te Dukagjini me rezultat minimal 1:0.
Sfida mes dy skuadrave si zakonisht po rezulton të jetë shumë e baraspeshuar, me pak raste – ku më shumë tentonin disa kundërzbritje.
Ishte Syla që e vulosi çështjen e fituesit me një gol nga afërsia (58’).
Ndërkohë, Gjilani triumfoi me rezultat 1:3 në udhëtim te Liria e Prizrenit.
Mysafirët e nisën më mirë duke kaluar në epërsi me Jarovic, që shënoi pas 29 minutave lojë.
Ndërsa, vendasit e barazuan përmes një autogolit të Shehit (35’).
Sidoqoftë, ishte Shabani që realizoi dygolësh për ta vulosur fitoren (46’, 57’).
Renditja tabelore tani rezulton kështu: