Titulli i 36-të kampion i La Liga, Real Madrid po feston para mijërave tifozëve (VIDEO)

Titulli i 36-të kampion i La Liga, Real Madrid po feston para mijërave tifozëve (VIDEO)

Real Madrid ka fituar titullin e 36-të në histori të klubit, një rekord ky në Spanjë.

“Los Blancos” kanë dominuar këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll La Liga, teksa ditën e djeshme kanë marrë edhe trofeun.

Që nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm, Reali po feston titullin me tifozët e tyre në sheshin Cibeles.

Atmosfera në sheshin Cibeles është e zjarrtë, pasi janë mbledhur aty qindra mijëra tifozë, ndërsa futbollistët po marshojnë me autobusin e hapur.

Share This