Legjenda braziliane: Casemiro gaboi kur kaloi te Man Unitedi

Legjenda braziliane: Casemiro gaboi kur kaloi te Man Unitedi

Legjenda braziliane Rivaldo beson se mesfushori Casemiro ka bërë gabim duke iu bashkuar Manchester Unitedit nga Real Madridit, ku ndjen se ai po fajësohet për lëndimet e “Djajve të Kuq”.

Casemiro impresionoi në sezonin e parë në Angli, mirëpo që atëherë forma e tij ka pasur rënie drastike, duke pësuar lëndim pas lëndimi, e ndonjëherë i është kërkuar të luajë si qendërmbrojtës.

Rivaldo është i sigurt se braziliani nuk duhej të largohej nga Real Madridi për t’iu bashkuar Unitedit, ku gjërat kanë qenë shumë të vështira.

“Casemiro është njeri i shkëlqyer, mik i im dhe dikush që kam luajtur kur kam qenë të Sao Paulo”.

“Po jetonte një tregim të bukur te Real Madridi, por sigurisht, ana financiare ndikoi në vendimin e tij për t’u larguar”.

“Manchester United është në një moment të tmerrshëm me shumë lëndime dhe Casemiro është mesfushor, jo sulmues ose mbrojtës. Njerëzit e kritikojnë, por në mendimin tim ai s’duhet fajësuar aspak sepse Manchester United po vuan në përgjithësi”.

Shkaku i kësaj forme të dobët, Casemiro as s’është ftuar nga kombëtarja e Brazilit në skuadrën që do të garojë në Kupën e Amerikës në verë.

Ndërkohë, Casemiro së fundmi është i lidhur me kalimin në Arabinë Saudite dhe mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr.

Share This