Ancelotti pyetet për Mbappen, kjo është përgjigjja e tij

Ancelotti pyetet për Mbappen, kjo është përgjigjja e tij

Kylian Mbappe para dy ditësh njoftoi se zyrtarisht do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Ai do ta mbyll aventurën te parisienët dhe sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Real Madridit, i cili e ka kërkuar tash e një kohë shumë të gjatë.

E trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti është pyetur për sulmuesin francez, ndërsa italiani nuk dha asnjë përgjigje.

“Nuk jam duke e menduar atë temë për momentin. Kemi gjëra më të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohemi tani”, u shpreh italiani.

Share This