Milani rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaji, mund Cagilarin
Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj Cagliarit, të cilit iu imponua me rezultatin 5-1.
Sardët e Ranierit, të cilët janë ende në garë për mbijetesën, rezistuan vetëm 36 minuta në “San Siro”, pasi Bennacer shënoi golin e avantazhit për Milanin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Pioli hodhi në fushë emra si Leao, Tomori e Okafor.
Në 45 minutëshin e dytë kuqezinjtë shënuan plot 4 gola, dy me Pulisiç dhe nga një me Leaon e Reijnders, ndërsa Cagliari gjeti golin e vetëm me anë të Nandez, duke u larguar pa pikë nga Milano.
Kuqezinjtë e Piolit janë shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të vendit të dytë, ndërsa Cagliari do të duhet të luftojë deri në fund për të qëndruar në elitën e futbollit italian.