Ancelotti do të festojë titullin si në 2022: Një puro dhe disa gota
Real Madridi do të festojë nesër titullin e La Ligas në Plaza de Cibeles, si zakonisht.
Sot, pas ndeshjes kundër Granadës të fituar 4-0, Carlo Ancelotti ka treguar edhe se si do të sillet gjatë festimeve, duke iu përgjigjur një pyetjeje konkrete.
Në vitin 2022, në fakt, trajneri italian u portretizua në një pamje që u bë shpejt virale, me një puro. Dhe këtë vit do të jetë njësoj: “Po, do të jetë pak a shumë njësoj. Një puro dhe disa gota”, bën shaka Carletto.
Lojtari që ju ka befasuar më shumë, për shkak të vështirësisë që kishte për të hyrë në fillim, ishte Brahim Diaz?
“Epo… është e vështirë të thuhet se kush më befasoi më shumë. Në mesin e atyre që u kthyen, Brahimi fitoi një rol të rëndësishëm, por nuk dua të harroj Joselu-n apo Fran Garcían, të cilët mbërritën këtë vit dhe dolën shumë mirë. Fran në periudhën e parë dhe të tjerët, sa i përket golave, ishin thelbësore për të pasur këtë nivel në këtë moment të sezonit”.
“Guler? Ne ende nuk e dimë se cili është potenciali i tij sepse është shumë i ri. Por ai po tregon talent të jashtëzakonshëm, është shumë efektiv para portës dhe ka shpejtësi. Nuk e di se cili është tavani i tij, sot është e vështirë të them, por ai ka talent natyral dhe po ia del shumë mirë”.