Al Hilal kampion i Arabisë Saudite, feston edhe Neymar

Al Hilal kampion i Arabisë Saudite, feston edhe Neymar

Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Jorge Jesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan nga fillimi.

Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilal në shifrat 4-1 ndaj Al Hazem, ku shënoi Mitrovic 2 herë.

Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Sergej Milinkovic-Savic. Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë.

Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Neymar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.

Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, me skuadrën që mbylli diskutimet 3 javë përpara fundit.

Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme.

Dhe duke bërë që llogaritë e titullit kampion t’i mbante të gjalla vetëm matematika. /SS/

Share This