Nuk ndalet Reali, fundos Granadën

Nuk ndalet Reali, fundos Granadën

Edhe pse tashmë e ka siguruar titullin e kampionit në Spanjë, megjithatë, Real Madridi, ka vazhduar me formën e mirë, shkruan GazetaGOLI.com.

‘Los Blancos’ e kanë deklasuar Grandën, duke mposhtur bindshëm prej 0-4, të shtunën në udhëtim në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.

Garcia (38’), Guler (45’), Diaz (49’, 58’), shënuan për fitoren e skuadrës së Carlo Anccelottit, e cila ka 90 pikë në krye të tabelës, 15 më shumë së ndjekësi i parë Girona, kurse, Granda është e parafundit me vetëm 21 pikë dhe vitin e ardhshëm kjo skuadër do të garojë në një rang më të ulët garash. /GOLI

Share This