Fitore me aromë Championsi, Bologna feston në “Diego Maradona”
Bologna kalon edhe pengesën Napoli, duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Champions League.
Skuadra e Thiago Mottës triumfoi 0-2 falë golave të shpejtë të Dan Ndoye (9’) dhe Stefan Posch (12’).
Vendasit kishin një shans të mirë për të rihapur takimin, por Matteo Politano gaboi nga pika e bardhë në minutën e 21’.
Takimi nuk prodhoi më gola dhe në fund u mbyll me festën e emilianëve në “Diego Maradona”.
Bologna është ngjitur në kuotën e 67 pikëve, katër më pak se Milani i vendit të dytë. Kuqezinjtë presin Cagliarin në “San Siro”, live në SuperSport 2 (20:45).