“Nuk e di nëse do të rinovoj”, Tuchel: Kane, Gnabry, Musiala dhe Sane s’luajnë dot nesër
Në prag të ndeshjes ndaj Wolfsburg që luhet këtë të dielë, trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel foli për eliminimin nga Champions League si dhe për qëndrimin e tij.
Tuchel theksoi se nuk e di ende nëse do të qëndrojë te bavarezët sezonin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se palët janë duke e diskutuar këtë mundësi.
“Nuk e di nëse do të rinovoj me Bayern-in. Ndaj Real Madrid-it në fushë nuk kishim një identitet të qartë. Qëllimi ynë tani është lufta për vendin e dytë të Bundesliga-s dhe të gjithë do të japin maksimumin”-u shpreh gjermani.
Më tej duke folur për sfidën e radhës, tekniku u shpreh se pjesa kryesore e sulmuesve që ishin titullarë ndaj Real-it në Champions, nuk do të luajnë neër.
“Sulmuesit që ishin titullarë kundër Real Madrid-it nuk mund të luajnë të gjithë nesër. Kane ka ende probleme me shpinën. Megjithatë, Gnabry është jashtë dhe Sane nuk mendoj se do të luajë, por do ta shohim në fushë në dy ndeshjet e fundit. Ai aktualisht është duke marrë përsëri trajtim për lehtësimin e dhimbjeve. Edhe Jamal Musiala na tha se ka probleme. I dhemb shumë gjuri. Ai me siguri nuk do të jetë atje nesër dhe ndoshta nuk do të jetë as në ndeshjen e fundit”-tha ndër të tjera Tuchel.