A do t’i bashkohet Mbappe Real Madridit këtë verë pavarësisht deklaratës së Ancelottit?

A do t’i bashkohet Mbappe Real Madridit këtë verë pavarësisht deklaratës së Ancelottit?

Të enjten, Carlo Ancelotti tha se afati kalimtar për Real Madridin është e mbyllur.

Megjithatë, burime në Francë vazhdojnë të lidhin Kylian Mbappen me një kalim në një ditën e fundit të këtij afati në Santiago Bernabeu.

Sipas Fabrizio Romano, burime pranë klubit spanjoll konfirmuan fjalët e trajnerit italian se ata nuk do të bëjnë më asnjë lëvizje.

Florian Plettenberg i Sky Sports konfirmon se Mbappe do të qëndrojë në PSG këtë sezon. Saga ka mbaruar tani për tani.

Por, do të ketë një tjetër sagë transferimi në vitin 2024. Kontrata e Mbappes përfundon në 11 muajt e ardhshëm dhe ai ende nuk ka nënshkruar një rinovim me klubin parisien.

Real Madridi pritet të nënshkruajë me sulmuesin francez me parametra zero verën e ardhshme.

Këtë sezon asnjë lojtar nuk do të veshë fanellën me numrin 9-të te Real Madridi, për herë të parë në historinë e klubit. /telegrafi

Share This