Ylli dardan shkëlqen me gol dhe asist (VIDEO)

Ylli dardan shkëlqen me gol dhe asist (VIDEO)

Akhmat Grozni regjistroi fitoren ndaj Krylja Sovetov në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit rus.

Kjo skuadër triumfoi në transfertë me rezultatin e pastër 2-0, ku protagonisti absolut ishte  Bernard Berisha.

Reprezentuesi i Kosovës, fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata në minutën e 45-të.  Përveç kësaj, ai shënoi në minutën e 62-të një gol të bukur për të vulosur fitoren e Akhmat Groznit.

Grozni pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në vendin e dhjetë në tabelë.

Për kosovarin ky ishte goli i tretë në kampionat këtë sezon si dhe asisti i pestë.

Share This