Diant Ramaj zëvendëson Navas-in të PSG-ja?
Me largimin e Keylor Navas në qershor, PSG tashmë po punon për të gjetur një portier të ri.
Sipas asaj që raportohet nga “Footmercato.net”, klubi parisien ka vënë në shënjestër Diant Ramaj, portierin me origjinë shqiptare, i lindur në Stuttgart të Gjermanisë në vitin 2001, i cili aktualisht luan për Ajax.
I ardhur verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt për rreth 8 milionë euro, ai ishte një nga pikat e forta të klubit holandez deri në momentin e dëmtimit të tij në prill.
Për momentin nuk ka nisur asnjë negociatë, por klubi francez mund të hyjë në veprim që në fillim të kësaj vere. 22-vjeçari Ramaj vlerësohet 25 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028 me Ajax-in.
Me prindërit e lindur në Kosovë, kujtojmë që Ramaj ishte nën vëzhgimin si të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Vetë lojtari ka kërkuar më shumë kohë për tu menduar, ndoshta dhe për të pritur një ftesë nga përfaqësuesja e Gjermanisë.