Chelsea ‘shijon’ fitoren e parë në Premier League, triumfon ndaj Lutonit
Chelsea ka arritur fitoren e parë në kampionatin anglez, duke triumfuar në “Stamford Bridge” ndaj Luton.
Pas një barazimi dhe humbje, skuadra e Mauricio Pochettinos më në fund arkëtoi pikët e plota duke mposhtur skuadrën e sapo promovuar me rezultat komod 3:0.
Ylli anglez Raheem Sterling kaloi Chelsean në epërsi pas një asistimi të mbrojtësit Malo Gusto (17’).
Anglezi vazhdoi me formën fantastike duke shënuar një tjetër gol nga afërsia, ku u asistua sërish nga Gusto (69’).
Ndërsa, fitoren e Chelseas e vulosi qendërsulmuesi Nicolas Jackson – që njëkohësisht ishte goli i tij i parë në Premier League (75’).
Me këtë triumf, Chelsea ngritët në pozitën e tetë në tabelë me katër pikë të mbledhura, kurse Luton qëndron në fund pa pikë.
Në xhiron e radhës “Blutë” do ta presin Nottingham Forestin, ndërsa Luton do të përballet me West Ham Unitedin.