Klopp rrezikon për ndeshjen e fundit: Do tregoj kujdes
Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në fund të aventurës së Jurgen Klopp si trajner i Liverpool-it.
Një eksperiencë, ajo e trajnerit gjerman me “Reds” që e pa atë të fitojë në nëntë vite një Premier League, dy Kupa Ligë, një Kupë FA, një Community Shield, një Superkupë UEFA, një Kupë Bote FIFA për klube, por veçanërisht një Champions League në 2019.
Në këtë periudhë të shkurtër kohore para krediteve finale, Liverpool-it do t’i duhet ende të përballet me dy ndeshje: të hënën jashtë me Aston Villa dhe të dielën e ardhshme në Anfield kundër Wolverhampton.
Klopp ndjen presionin e kartonave të verdhë, rrezik skualifikimi për ndeshjen e tij të fundit si trajner i Reds, nëse ai merr një karton të verdhë në ‘Villa Park’ në Birmingham.
“Kam disa kohë që jam në dijeni të kësaj mundësie – shpjegoi vetë menaxheri gjerman në konferencën e sotme për shtyp -. Kam marrë vetëm dy kartonë të verdhë në sezon, gjë që dëshmon se jam bërë më i qetë me kalimin e viteve. Më duhet të them se nuk kam nevojë të jem me çdo kusht në stol kundër Wolves, por sigurisht që do të ishte mirë të isha atje. Do të bëj gjithçka që të mos përfshihem në asnjë diskutim të hënën”.