“Të gjithë donin finale gjermane, polakët jo”, akuzon Bayerni
Goli i anuluar i De Ligt në fundin e Real Madrid-Bayern Munich do të vazhdojë gjatë të krijojë polemika.
Në lidhje me episodin që mohoi barazimin e gjermanëve, reagoi edhe Max Eberl, drejtori sportiv i Bayernit.
“Çfarë të them, nuk ka asgjë për të shpjeguar. E çuditshme dhe e dyshimtë ajo që ndodhi. Arbitri vërshëlleu përpara gjuajtjes së De Ligt, kështu që VAR-i nuk mund të ndërhynte më.
Më pas e pranoi gabimin që kreu. Ishim të gjithë pro një finaleje gjermane. Të gjithë! Përveç gjyqtarëve polakë… ”, u shpreh i zemëruar drejtuesi bavarez.
Takimi në Bernabeu u mbyll 2-1 për Realin, që siguroi biletën për në finalen e Championsit. 1 maj, Wembley, Londër.
Stadium ku skuadra e Carlo Ancelottit do të luftojë përballë Borussia Dortmund për suksesin numër 15 europian.