Real – Dortmund, quajeni Klasikja e re në Champions
Reali i Madridit ësh të kthyer në luajë sërish një tjetër finale në Ligën e Kampioneve pas asaj të vitit 2022 në Paris kur mundi Liverpoolin 1-0 për të fituar të katërmbëdhjetën.
Për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti kjo do të jetë finalja numër 18 në historinë e këtij klubi që është me të drejtë mbreti i Europës me 14 tituj dhe vetëm 3 finale të humbura.
Në finalen e madhe në Londër, Reali do të gjejë Dortmundin, një tjetër skuadër gjermane, e katërta në këtë rrugëtim të “Los Blancos” drejt trofeut numër 15.
Pas Union Berlinit në grupe, Lajpcigut në 1/8 e finaleve dhe Bajernit në gjysmëfinale, tashmë në finalen e madhe i pret surpriza e këtij sezoni Dortmundi, që nga ana e vet do të shijojë finalen e tretë në historinë e saj.
KLASIKJA E VOGËL – Nëse ajo me Bayernin (27 përballje) me të drejtë cilësohet klasikja e Europës, jo më pak përballje Reali ka dhe me verdhezinjtë. Prandaj në Gjermani flasin për një klasike të re europiane. Finalja e Londrës do të shënojë përballjen e 15-të mes Realit dhe Dortmundit, me bilancin që anon dukshëm nga Reali që ka fituar 6 përballje kundrejt 3 të Dortmundit, ndërsa 5 takime janë ndarë në barazim.
GJERMANËT, ASNJË PROBLEM – Kjo do të jetë finalja e tretë që Reali luan kundër klubeve gjermane dhe deri më tani i ka fituar të dyja. Në finalen e vitit 1960 fitonte kundër Frankfurtit 7- 3, ndërsa në vitin 2002 mundte Leverkusenin 2-1.