“A do të rikthehem në Madrid?”, Davies: Gjithmonë mirënjohës Bayernit
Alphonso Davies realizoi një eurogol në Madrid, por që për fatin e keq të tijin dhe Bayernit, nuk mjaftoi për të siguruar finalen e Champions League.
Anësori i majtë foli shkurtimisht për të ardhmen e tij, në dyshim prej kohësh. Kontrata i përfundon në 2025, bisedimet me bavarezët nuk kanë sjellë rinovim, ndërkohë që pas qëndron Reali i Madridit.
Spanjollët e kanë në listën e objektivave për merkaton verore. 23-vjeçari iu përgjigj me këto fjalë pyetjes nëse do të rikthehet përsëri në “Santiago Bernabeu”.
“Agjenti im ndodhet në bisedime zyrtare me Bayern Munich. Çfarëdo që të ndodhë, unë do i jem gjithmonë mirënjohës klubit tim… ”, deklaroi një ndër anësorët e majtë më të mirë në qarkullim.