Ligji i ri gjerman që largon brengën e futbollistëve kosovarë për dy nënshtetësi
Shkruan Fekmi Kongjeli, përfaqësues i FFFK-së në Gjermani
Pas shumë peripecive më në fund problemit të zgjidhjes së dy nënshtetësive në Gjermani do të ju vjen fundi, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri me datën 27.06.2024. E kjo është e mirëseardhur sidomos për sportistët në përgjithësi, e futbollistët në veçanti për të cilët edhe ekzistonte një ligj i veçantë por që kërkoheshin shumë sqarime. Tani nga data 27.06.2024 me Ligjin e quajtur “Ligji për modernizimin e të drejtës për nënshtetësi (StARModG)” do të hiqen të gjitha pengesat për marrjen e dy nënshtetësive. Në rastin e futbollistëve me origjinë nga Kosova, e të cilët hezitojnë apo kanë hezituar deri më tani shkaku i humbjes së nënshtetësisë gjermane, tani kjo brengë është e evituar. Në procedurë shumë të shpejtë dhe lehtësuese përdoren katër shtylla: Dëshira e lojtarit për ta përfaqësuar Kosovën; FFK të bëjë kërkesë për lojtarin konform ligjit në fuqi; Organet gjermane të cilat veprojnë po ashtu konform ligjit në fuqi; si dhe konzullatat tona për marrjen e dokumentacionit personal.