Muller i ashpër për golin e anuluar: Ndodh shpesh në Madrid, më ndodhi me dy gola të Ronaldos
Mesfushori Thomas Muller ka reaguar ashpër pas golit të vonshëm që iu anulua Bayern Munichut, duke deklaruar se i ka ndodhur edhe më parë kur Cristiano Ronaldo atë kohë shënoi dy gola, që rezultuan që ishin në pozitë jashtë loje.
Bayern Munichut iu anulua një gol në kohën shtesë nga Matthijs de Ligt, me gjyqtarin që fishkëlleu para se holandezi ta godiste topin.
Gjermani për “RMC Sport” tha është situatë që ndodhë shpesh në Madrid, duke e rikujtuar dygolëshin e Ronaldos.
“Gjyqtari? As nuk e shikoi videon. Nuk i dha vetës asnjë mundësi për ta shikuar”.
“Është e çuditshme, në aso situate që të fishkëllesh aq shpejtë. Kjo ndodhë shpesh në Madrid”.
“Më ka ndodhur edhe para disa viteve, me dy gola nga Cristiano Ronaldo. Por, kjo ishte para se të krijohet VAR-i”, deklaroi ai.
Ndërkohë ankesa ka pasur edhe nga trajneri Thomas Tuchel dhe lojtarët e Bayernit, por që Real Madridi avancon në finale – ku do të takohet me Borussia Dortmundin.
Gjiganti madrilen synon trofeun e 15-të në kompeticionin më të rëndësishëm në botë më 1 qershor në “Wembley”.