Shqipëria në “Europianin e muzikës”, të gjithë së bashku të mbështesim këngën TITAN dhe Besën
Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën.
Sot në mbrëmje në orën 20:30, Shqipëria do të “luajë” në evropianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN.
Pjesë e fushatës për të mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02.
Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”!
Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!