Alonso: Një gol mund të ndryshojë situatën, duhet fokusim

Alonso: Një gol mund të ndryshojë situatën, duhet fokusim

Suksesi 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Evropa Ligë ndaj Romës nuk ka qetësuar aspak trajnerin e Leverkusen, Xabi Alonso, i cili kërkon të njëjtin ritëm edhe në sfidën e kthimit.

“Ndeshja e kthimit është gjithmonë e rrezikshme, pavarësisht nga rezultati i arritur në ndeshjen e parë. Një gol mund të ndryshojë shpejt situatën. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim. Nesër do të jetë një ndeshje fantastike, me një atmosferë fantastike. Është gjysmëfinale e Europa League, është një spektakël”, ka thënë Alonso.

Share This