Ramadani para ndeshjes me Prishtinën: Nesër na pret një derbi i vërtetë
Drita e Gjilanit do të zhvillojë ndeshjen e javës së 33-të kampionale ndaj FC Prishtinës nesër (15.00) në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.
Pikërisht për këtë ndeshje foli trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
“Nesër na pret një derbi i vërtetë. Do të jetë ndeshje e vështirë, një përballje ndaj një rivali tonë të vjetër ku objektivi jonë është shumë më i gjatë se i tyre.
Jam i bindur se ekipi jonë e do më tepër këtë fitore dhe do japim më tepër të dalim te objektivi ynë kryesorë, që janë tri pikët.
Shpresoj që me këtë ndeshje ne t’i kthehemi rrugës që duhet dhe nuk jemi dorëzuar dhe do të luftojmë në mënyrë sportive deri në fund të kampionatit”, ka thënë Ramadani.
“Ne e kemi të domosdoshme për të siguruar fitoren drejt objektivit tonë, për ta mbajtur kontinuitetin fitore pas fitore dhe të kthehemi aty ku e meritojmë kur dihet objektivin që kemi”, ka thënë Ramadani.