Arteta: Dua që Jorginho të qëndrojë në ‘Emiratës’
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e pranon se dëshiron që Jorginho të qëndrojë në ‘Emiratës’ edhe për sezonin e ardhshëm.
Ish-futbollisti i Chelsea-s prej kohësh flitet se do të largohet nga Londra.
Megjithatë, sipas medieve britanike, mesfushori është afër nënshkrimit të kontratës së re me ‘Topçinjtë’.
“Do të doja ta mbaja atë në skuadër. Ai e di këtë, por edhe klubi dëshiron që ai qëndrojë këtu. Ai po bën punë të mirë dhe ne jemi të interesuar të jetë pjesë e skuadrës sonë”, ka thënë Arteta.
Strategu spanjoll ka folur edhe për Declan Rice, i cili po luan sezonin e tij të parë në fanellën e Arsenalit.
“Ka qenë i shkëlqyeshëm, ai ka pasur një ndikim të madh në skuadër që nga dita e parë”, ka pohuar Arteta.