Mourinho dëshiron të kthehet te Manchester United
Manchester United po pret të kuptojë se çfarë do të bëhet me pankinën e tyre.
Cikli me Erik ten Hag nuk u ngrit kurrë dhe në fakt duket i destinuar të ndërpritet: humbja e mbrëmshme kundër Crystal Palace (Djajtë e Kuq u mposhtën 4-0 në Selhurst Park) rriti pasigurinë për atë që do të ndodhte dhe vendosi pozicionin e holandezit në diskutim.
Tashmë ka shumë pasardhës të mundshëm të Ten Hag në “Old Trafford”, por në Mançester orët e fundit po përhapet një thashethem i bujshëm, se Jose Mourinho është gati të kthehet në stolin e Djajve të Kuq për herë të dytë.
Ish-trajneri i United nga viti 2016 deri në dhjetor 2018, kur u shkarkua dhe u zëvendësua nga Solskjaer. 61-vjeçari, sipas asaj që raportohet nga Manchester Evening Neës, u ka rrëfyer miqve dhe të njohurve më të afërt se do të dëshironte të ishte sërish trajner i Man United.
Në dy vjet e gjysmë në Old Trafford, Mourinho arriti të fitojë një Europa League dhe një Kupë të Ligës angleze.
Që nga janari, Speciali është i papunë, Roma e zëvendësoi me De Rossin pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit.