Fabricio Romano tregon planet e Brojës: Në verë largohet nga Chelsea
Armando Broja nuk do të jetë një lojtar i Chelsea-s në sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit të njohur italian, i mirëinformuar për çështjet e merkatos, sulmuesi shqiptar pasi të rikthehet nga huazimi nga Fulhami, nuk do të qëndrojë te skuadra e Chesleas.
Sipas Romanos, Broja ka disa oferta nga klube, të cilat militojnë në Premier Ligë, por edhe nga skuadra jashtë Britanisë së Madhe.