Klubi i njohur anglez pas sulmuesit shqiptar, gati 15 milionë euro
Gjiganti i Ligës Premier, Aston Villa thuhet se ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për yllin shqiptar të Besiktasit, Ernest Muçi.
Muçi u transferua në afatin kalimtar të janarit te Besiktasi nga Legia Varshava për një shifër të raportuar prej 10 milionë euro.
Në 13 ndeshje zyrtare në këtë sezon në të gjitha garat, sulmuesi shqiptar ka kontribuar me tri gola duke bërë që ai të bie në radarin e klubeve të njohura.
Sipas gazetës turke Fanatik, Aston Villa ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për transferimin e Muçit në verë.
Ky medium shton se transferimi i yllit të gjithanshëm shqiptar është aprovuar nga vet trajneri spanjoll i skuadrës angleze, Unai Emery.
Megjithatë, drejtuesit e klubit e kanë refuzuar këtë ofertë pasi thuhet se duan rreth 25-30 milionë euro për ish-lojtarin e Tiranës.
Përveç kësaj, drejtuesit e klubit të madh turk pritet t’ia lënë në dorë trajnerit të ri vendimin për Muçin.
Ndryshe, Aston Villa llogaritet si një klubi i madh anglez, pasi ka fituar shtatë herë titullin e Ligës Premier dhe shtatë herë FA Cup.