‘Lautaro do të jetë kapiten i Interit’
Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, do të qëndrojë te Interi edhe në sezonin e ardhshëm.
Kështu thotë zëvendës presidenti i kampionëve të Italisë, Javier Zanetti.
Ish-ylli i Zikaltërve në një intervistë për ‘DAZN’, ka thënë Martinez nuk do të largohet nga Interi.
Sipas Zanettit, bashkëkombësi i tij, do të zgjasë kontratën me internistët.
“Ai do të jetë kapiteni ynë edhe sezonin e ardhshëm, me siguri. Po e zgjat kontratën, po qëndron”, ka thënë Zanetti.
Lautaro konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Simone Inzaghit.
Kampioni i botës me Argjentinën, ka dhënë kontribut të madh këtë sezon të garave në rrugën deri tek titulli i kampionit në Serie A.