Zanetti: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve si drejtues i Interit
Festa për yllin e dytë nuk ka përfunduar ende, por Interi tashmë po shikon nga e ardhmja dhe zëvendës presidenti Javier Zanetti foli për planet e klubit zikaltër, i ftuar në programin “DAZN”.
“Titulli? Lumturia e tifozëve mbetet para së gjithash dhe rruga e marrë nga fillimi drejt fitimit të kampionatit, Inzaghi dhe skuadra e tij bënë një punë të shkëlqyer, të vetëdijshëm se ishin të fortë, por duhej të demonstrohej në fushë dhe Interi tregoi me personalitet dhe lojë që ishte më i forti.
Finalja e Ligës së Kampionëve? Ishte një arritje e madhe, në prag të gjithë thoshin se City do ta kishte fituar lehtë. Pastaj kur e panë ndeshjen u penduan sepse mund të kishim fituar. Pas asaj mbrëmje dolëm me vetëdijen për të qenë një skuadër që mund të luftojë për qëllime të rëndësishme, ëndrra është të fitoj Liga e Kampionëve si drejtues, do të ishte fantastike”, ka thënë ish-kapiteni i Interit.