Zhgënjejnë kampionët e NBA, Minnesota fiton edhe sfidën e dytë gjysmëfinale
NBA po sjell surpriza në fazën gjysmëfinale të play-off-it.
Tjetër zhgënjim për kampionët në fuqi të Denverit, që në fushën e tyre u mundën 106-80 nga Minnesota.
Kjo e fundit i fitoi të dyja takimet jashtë fushe dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku Toëns dhe Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota-n. Vendimtar edhe stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 37 pikë. Për Denver zhgënjyen lojtarët “big”, me Gordon që realizoi 20 pikë e Jokic vetëm 16 pikë. Me këtë ritëm, tani që Ëolves do të luajnë në fushën e tyre mund të jenë ata finalisti i parë në Perëndim.
Ka filluar seria e gjysmëfinaleve edhe në Konferencën e Lindjes, ku New York mundi 121-117 Indiana-n dhe udhëheq 1-0 me ndeshje.
Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 13 pikë, ku shkëlqeu Jalen Brunson me 43 pikë. Knicks do të luajnë edhe ndeshjen e dytë në fushën e tyre, duke shpresuar te një tjetër fitore.