Tramp merr meritat për triumfin e Norris në Miami
“Krenar kur shikoja mikun tim te McLaren teksa fitonte një garë të madhe siç ishte ajo e Çmimit të Madh të Miamit. Veturën e tij e vizitova përpara garës dhe thash se ajo që ka nevojë kjo makinë dhe shteti ynë është fitorja”.
Donald Tramp tregon miqësinë që e lidh me pilotin 24-vjeçar, i cili mbrëmjen e kaluar triumfoi në Florida duke lënë pas Verstapen dhe Leclerc.
Nga ana tjetër edhe Norris komentoi se kishte qenë “një nder” që kishte marrë mbështetjen e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përpara garës.